Para se të hidhej nga Ura e Fshejtë 79-vjeçari i shkroi mesazh vajzës së tij
Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë është gjetur një trup i pajetë tek Ura e Fshejtë. Ndërsa prokuroria, ka bërë të ditur se aty ka ndodhur një vetëvrasje
Viktima H.A, para se të hidhej nga ura, i ka dërguar një mesazh vajzës së tij për ta njoftuar atë se do t’i jepte fund jetës së tij.
Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Yllka Shehu, dyshohet se viktima ka kërkuar nga vajza e tij që të shkojë tek ura për ta marrë automjetin e tij.
Bëhet e ditur tashmë se viktima është personi H.A, i lindur në vitin 1939, të cilin zyrtarët policor e kishin gjetur në sipërfaqen e ujit, raporton kallxo.com
Trupi i të njëjtit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është kthyer familjarëve të tij.