29-04-2024

Malisheva e Dragashi s’respektojnë barazinë gjinore në komitetet obligative

Malisheva e Dragashi janë ndër komunat të cilat nuk e kanë respektuar barazinë gjinore dy në komitetet obligative.

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për shkeljet që Kuvendet Komunale të Komunës së Prishtinës, Vushtrrisë, Malishevës, Deçanit dhe Dragashit bënë gjatë themelimit të komitetit për Politikë dhe Financa dhe komitetit për Komunitete, përcjell “GzetaePrizrenit.net”.

Themelimi i tyre doli të jetë i jashtëligjshëm pasi që nuk u respektua barazia gjinore që këto komitete që duhet të kenë përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave me nga 50 për qind.

Shaban Shabani, kryetar i Komunës së Sharrit (ish-Dragashi) ka thënë se se procesin zgjedhor pjesëmarrja e femrave është në kuotën 30%, ndërsa realisht me themelimin e Komitetit për Komunitete parashihen 7 anëtarë, prandaj është e pamundur të arrihet kuota pasi ky numër është tek, dhe duhet ndërrohet udhëzim administrativ. “Jo që komuna nuk ka vullnet ta ndërrojë, por komuna mund ta realizon në masën 30 %”, tha ai.

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj, ka thënë se formimi i komitetit ka qenë në kundërshtim edhe me subjektet, dhe për këtë Nisma nuk ka dashur të merr pjesë në komitet dhe për këtë, ai funksionon si gjysmak.

Asnjë koment

Comments are closed.