Paraburgim burrit që dyshohet se rrahu gruan në Malishevë
Prokuroria Themelore e Gjakovës njofton se në rastin e para dy ditësh në fshatin Carravan të Malishevës një burrë ka përdorur dhunë fizike ndaj gruas së tij,.
Ndaj të njëjtit me vendim të gjykata është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.
“Dhuna ka filluar në automjetin e tyre ku i pandehuri ka filluar ta godet bashkëshorten në kokë dhe trup, ku më pas dhuna ka vazhduar edhe në shtëpinë e tyre kështu duke përfshirë edhe vajzën e tij D.B., e cila kishte tentuar ta ndalonte sulmin fizik që babai i saj po ushtronte ndaj nënës. Të dëmtuarat M.P., dhe D.B., kanë marrë ndihmën mjekësore në QKMF- Malishevë”, thuhet në këtë njoftim.
Bëhet e ditur se i pandehuri D.B., kishte kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor nga neni 188 para.3 të KPRK-së, ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Gjakovës dje ka kërkuar masën për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit në afat prej 30 ditësh, pranë Gjykatës Themelore në Malishevë./kallxo.com