13-05-2024

Kanos ish-dhëndrin e ndarë nga vajza, arrestohet një rahovecas

Një person i dyshuar është arrestuar pasi ka kanosur ish-dhëndrin e tij pas ndarjes nga vajza.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Komunën e Rahovecit, ku i dyshuari përmes një telefonate ka kanosur viktimën, të cilës i kishte thënë “nga nesër më ke një gjak borxh”.

“Rasti ka ndodhur pasi që i pandehuri S.P., kishte kanosur dhëndrin e tij pas seancës gjyqësore të  shkurorëzim të vajzës së tij S.E., dhe dhëndrit D.E., ku kishte telefonuar të njëjtin duke i thënë që “nga nesër më ke një gjak borxh”. I pandehuri S.P. kështu kishte kryer veprën penale të Kanosjes nga neni 185 par.2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e policisë.

Prokuroria ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej një muaji ndaj të dyshuarit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.