Paraburgim burrit që grushtoi gruan në Piranë të Prizrenit
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale S.SH nga fshati Piranë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 08.09.2020, nga ora 19:00 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 07.10.2020.
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit del keq sa i përket Perfomancës (Dokument)
Sipas kumtesës ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditën kritike pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me të dëmtuarën (bashkëshorten), i pandehuri nën ndikimin e alkoholit i vërsulet dhe e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, e si pasojë e këtyre veprime i shkaktojnë lëndime, të konstatuara në raportin mjekësor, me çka janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 të KPPK-së, për caktimin e paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në njoftimin dërguar mediave nga Gjykata Themelore e Prizrenit.