23-11-2024

Paraburgim dorasit që me 15 plumba vrau gruan në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji të pandehurit me iniciale Bajram Velija nga Prizreni, për shkak të vrasjes së gruas së tij, Armenda Aliun, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në raportin ku përshkruhet momenti i vrasjes një ditë më parë të Aliut, thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:18 minuta, në lagjen “Jeta e Re”, kur i pandehuri me iniciale B.V. me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij me iniciale A.A.- V.

‘’Pas një konflikti verbal që ka pasur me viktimën i pandehuri ishte pajisur me një pistoletë të tipit “Berta”, del nga shtëpia e tij e cila gjendet në rrugën “Hysni Morina”, në lagjen “Jeta e Re” , i afrohet bashkëshortes së tij viktimës A.A.-V., e drejton pistoletën, duke shtënë 15 herë në drejtim të saj, me ç ‘rast e njëjta goditet disa herë nga predhat e shtëna, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në kumtesë.

Më pas i pandehuri nga vendi i ngjarjes lajmëron policinë, e në momentin kur emergjenca shkon në vendin e ngjarjes, nga mjeku konstatohet vdekja e viktimës”.

I dyshuari jetonte në Zvicër bashkë me viktimën, e në këtë kohë po qëndronin për pushime në Kosovë./ GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.