13-12-2024

Inspektim auto-taksive në Prizren, urdhërohet ndalimi i veprimtarisë për ilegalët

Inspektorati i Komunikacionit Rrugor, pjesë e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, pas ankesave të bëra nga qytetarët ka dalur në terren për të inspektuar gjendjen në komunikacion, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në kumtesën e Komunës së Prizrenit, thuhet se ky inspektorat gjatë inspektimit në rrugën “Adem Jashari” ka hasur në auto-taksi që punojnë në mënyrë ilegale pa posedim të lejes së punës dhe ka dhënë urdhër për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së këtyre auto-taksive.

Prizreni, si qendra e dytë më e madhe pas kryeqendrës ka të licencuara afro 250 auto-taksi,  por ka ankesa për një numër tjetër, që vepron në mënyrë ilegale.

Inspektorati i Komunikacionit Rrugor do të vazhdojë me kontrollet për eliminimin e parregullsive në komunikacion dhe plotësimin e kushteve për kryerjen e rregullt të transportit në rrugët publike. / GazetaePrizrenit.net /

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.