26-11-2024

Paraburgim durrsakut që kapet me drogë në pikëkalimin e Vërmicës

Departamenti për Krime të Rënda në kuadër të Gjykatës Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.B. nga Durrësi, Republika e Shqipërisë për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer veprën penale blerja posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 03.08.2018 nga ora 19:00  dhe do të zgjasë deri më datën 02.09.2018.

Në kumtesën e GJTH-së, thuhet se me datën 13.01.2017 rreth orës 16:45 minuta, në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë në vendkalim të Vërmicës është vërtetuar se i njëjti pa autorizim ka poseduar me qëllim të shpërndarjes dhe transportimit substancë narkotike, të cilat janë shpallur me ligj si narkotik,  në pikën kufitare si pasagjer në autobusin e linjës Durrës-Prishtinë.

Rasti është zbuluar me rastin e kontrollimit i tek autobusi, në karrigen e pasme të fundit të anës së djathtë, kur është gjetur një paketim ku ishte lënda e dyshuar narkotike e llojit “marihuanë” sasi prej 345 gram e cila më pastaj është konfiskuar nga ana e policisë kufitare./ GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.