05-05-2024

Paraburgim dy personave për falsifikim të parasë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve dy të pandehurve për falsifikim me para.

Siç ka njoftuar Gjykata, D.G. dyshohet se më 7 dhe 8 mars, i ka vënë në qarkullim në tri raste, kartëmonedhat prej 500 euro, duke e ditur se ato janë të falsifikuara. Thuhet se paraprakisht janë marrë vesh me të pandehurin tjetër B.K.

D.G. fillimisht raportohet se kishte lënë paratë në një vend të caktuar, e më pas ka shkuar B.K. dhe i ka marrë paratë e falsifikuara dhe i ka vënë në qarkullim në lokacione të ndryshme, duke i kërkuar të dëmtuarve që paratë e falsifikuara t’i këmbejë me bankënota më të vogla.

Pasi ka bërë këtë, B.K. paratë ia ka kthyer D.G., ndërsa në këmbim për shërbimin ka marrë 100 euro.

Lexo edhe:

Krimi serb i pandëshkuar në Has, hedhja në pus e të rinjve nga Kushnini

Asnjë koment

Comments are closed.