23-11-2024

Paraburgim dy prizrenasve për dyshime rreth skemave piramidale dhe bixhozit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale A.K. dhe A. B. që të dytë nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit,  22.08.2019, nga ora 20:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 22.09.2019.

Në arsyetimin e aktgjykimit, thuhet se me 22.08.2019, në Prizren, saktësisht në lokalin “Fllameng”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ata organizon, merre pjesë apo ndihmon në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit kazino apo lojërave të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, leje apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë pas një kontrolli nga hetuesit e NJHKEK në Prizren.

“Në atë lokal ku kanë qenë duke punuar të pandehurit, me atë rast janë gjetur: shtëpiza,  kompjuterë, tiketa basti dhe printer që janë përdorë për shtypjen e tiketave, një telefon i tipit “Iphon 7”, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në kumtesën e Gjykatës. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.