Gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore PTH) në Prizren, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, me inicialet D.K., dhe M.XH., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “Vrasja”, “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Me këtë rast janë sekuestruar një armë gjysmë automatike M 47 dhe 30 fishekë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Po ashtu me urdhër të Prokurorit kujdestar, në PTH është ndaluar një person, me inicialet F.M., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”./GazetaePrizrenit.net