12-12-2024

Sulmon policët në fshatin Landovicë, arrestohet

Një person është arrestuar për shkak të sulmit ndaj zyrtarëve të policisë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Landovicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

Policia nuk ka sqaruar nëse bëhet fjalë për ndonjë rast që ka ndodhur brenda fshatit, apo në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë, që kalon në afërsi të Landovicës, në të cilin segment zakonisht patrullon edhe policia e trafikut. /GazetaePrizrenit.net /

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.