Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, të pandehurës me iniciale B.N. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Në arsyetimin e rastit, thuhet se sepse me datën 13.06.2019, rreth orës 10:00, derisa ishte në dhomën e fjetjes, në shtëpinë e cila gjendet në Prizren, ka pasur një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “marihuanë”, 6 qese tjera të vogla të mbushura me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuanë” në peshë të përgjithshme prej 18.46 gr., një qese tjetër plastike të mbushur me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “Marihuanë” në peshë prej 8.46 gr, 132 qese të zbrazëta të destinuar për mbushje të substancës narkotike”, thuhet në njoftim.
“Ajo gjithashtu posdedonte një peshore elektronike me mbishkrimin “Tefall” e destinuar për peshim të narkotikut dhe një qese plastike e mbështjellë me ngjitës, brenda së cilës kishte substancë të dyshuar për narkotik të llojit “ Marihuanë”, në peshë rrethe 220.16 gram të cilën qese me të vërejtur policinë e pandehura e gjuan nga dritarja e dhomës së fjetjes, sasinë të cilën një ditë më herët me datën 12.06.2019 e kishte sjell në shtëpi i pandehuri me iniciale A.S. i cili gjendet në arrati”, thuhet në kumtesën e gjykatës./GazetaePrizrenit.net