05-10-2024

Paraburgim ish-policit serb Dejan Pantiq, i dyshuar për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ndryshe, Pantiq është arrestuar më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një reagimi në Facebook, më 10 dhjetor 2022, ka shkruar se Pantiq dyshohet për sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.  I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, kishte shkruar Sveçla. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.