26-11-2024

Paraburgim për 31-vjeçarin nga Prizreni që dyshohet se tentoi ta vrasë kunatën e tij

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj 31-vjeçarit, Liridon Berisha, i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri kunatën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Berishës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të veprave penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Berisha dyshohet se ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të kunatës së tij 25-vjeçare, pas zënkës familjare që lindi për motive ende të panjohura.

Pas arrestimit, me rastin e kontrollit policor, të dyshuarit i është gjetur një armë, e cila më pas është konfiskuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.