23-11-2024

Paraburgim për blerje e shitje të narkotikëve në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale P.B. nga Prizreni.

Sipas njoftimit, kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 20.12.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 19.01.2020.

“Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilët janë kryer këto vepra penale ku i pandehuri përveçse dyshohet se ka poseduar substancë narkotike me qëllim të shitjes apo shpërndarjes së saj i njëjti ka poseduar apo mbajtur edhe armë pa leje të organit kompetent, duke u bazuar nga të dhënat e siguruara nga ana e Policisë së Kosovës ku i pandehuri është regjistruar edhe si kryerës i shumëfishtë i veprave tjera penale tipike të kësaj natyre dhe veprave të ndryshme penale, andaj, është konstatimi i gjykatës se caktimi i masës ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penal”, thuhet në njoftimin e gjykatës. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.