Paraburgim për kanosjen në Hoçë të Qytetit të Prizrenit
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, kanosje, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 16.02.2019, rreth orës 17:00, në fshatin Hoçë e Qytetit të Prizrenit, seriozisht kanos të dëmtuarin, me iniciale O.B., me qëllim frikësimi ose të shkaktimit të ankthit.
“Kur zyrtarët policor ishin njoftuar nga i dëmtuari në lidhje me një ndriçim publik, i cili ndriçon rrugën në lagje ku ka qenë e vendosur në shtyllë, nga e cila ishte i larguar poqi elektrik, e cila ishte larguar nga ana e të pandehurit me iniciale A.B. , derisa zyrtarët policor shkojnë në vend-ngjarje, në atë moment kishte ardhur edhe i pandehuri i revoltuar, i cili tenton të hy në shtëpinë e të dëmtuarit, ku ndalohej nga zyrtarët policor, i pandehuri në prezencën e zyrtarëve policor, e kanos të dëmtuarin me fjalë “ku ta kryejmë me policinë ka me të mbyt” , me ç’rast të dëmtuarit dhe familjarëve të tij i shkakton frik, ankth, dhe pasiguri”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /GazetaePrizrenit.net/