27-04-2024

Therje me thikë në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren,  për shkak të therjes me thikë të një personi në këtë qytet, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë, viktima mashkull (K/Shqiptar) mbrume rreth orës 20:35,  ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Referuar raportit mjekësor gjendja e tij është stabile. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera, për shkaqet e këtij incidenti. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.