16-05-2024

Paraburgim për plagosjen e trefishtë për parking në qendër të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit njoftoi se ka caktuar masën e paraburgimit për rastin e incidentit me armë që ndodhi, katër ditë më parë në qendër të Prizrenit, ku pas një mosmarrëveshje për parking, mbetën të plagosur tre persona, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se paraburgim në kohë zgjatje prej një (1) muaji është caktuar ndaj të pandehurit me iniciale R.K. nga Prizreni. Kjo masë u shqiptua për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe mbajtjes në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Kjo masë do të zgjasë prej momentit të arrestimit datë 13.08.2018 deri më datën 12.09.2018.

Një masë paraburgimi, por përgjysmë më pak apo 15 ditë i është shqiptuar të pandehurit të dyte,  me iniciale E.K. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të pjesëmarrjes në rrahje.

Në arsyetimin e dhënë të GJTH-së, thuhet se ditën kritike i pandehuri me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve me tentimin që ta privojë nga jeta personin me iniciale D.B. duke shkrepur ndaj pistoletën e cila e godet në pjesën e pasme të kokës. Si pasojë e goditjes ai bie në komë dhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor në QKUK. Predha e njëjtë, ndërkaq godet edhe të dëmtuarit me iniciale A.B. dhe E.K..

Si pasojë e mosmarrëveshjes që kishte ndodhur në parkingun e të pandehurve me iniciale (R dhe E), i pandehuri E.K. merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndime të rënda trupore të D.B.

Siç është raportuar, me datën 13 gusht, rreth orës 17:00 , pas një sherri në një parking të hotelit, në qendrën e Prizrenit, në rrugën e ‘Pushkatarëve’ kishin mbetur të plagosur djali i pronarit të hotelit dhe dy vëllezër nga fshati Strellc i Deçanit.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.