26-11-2024

Paraburgim për posedim ilegal armësh një personi nga Poslishti i Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale V.H. nga fshati Poslisht i Prizrenit.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprës penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në kumtesë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar  se i pandehuri në ditë kritike me datën 08.06.2020 rrethe orës 22:15 minuta në  Prizren në lagjen “Ortakoll” me pushkën automatike A-47 ka gjuajtur nga dritarja e veturës dhe se pas shikimit të vendit të ngjarjes në vend janë gjetur dhe janë konfiskuar 12 gëzhoja. Po ashtu fakti se vendi  ku i pandehuri ka gjuajtur me armë është vend i banueshëm me shumë shtëpi afër, ndërtesa dhe lokale, andaj është mendim i gjykatës se caktimi i paraburgimit  sa i përket kësaj pike është i bazuar dhe i arsyeshëm. / GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.