26-04-2024

Paraburgim policit në Dragash për plagosjen e dy personave

Një muaj paraburgim i është dhënë tre personave nga Gjykata Themelore në Prizren, një prej të cilëve është zyrtar policor.

Sipas njoftimit, një nga ta me inicialet F.K., dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë, ndërsa B.A. dhe E.R., për pjesëmarrje në rrahje.

“I pandehuri F.K., me datë 4 mars në orët e pasdites në Dragash, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.R., dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit M.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe rrahje paraprake e nxjerr pistoletën zyrtare e markës ,,Glock” të cal. 9×19 mm. dhe shkrep një herë nga një distancë në drejtim të të dëmtuarve. Të pandehurit B.A., dhe E.R., me datë kohë dhe vend të njëjtë marrin pjesë në rrahje e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të A.R., dhe M.M., sipas raporteve mjekësore të Qendrës Emergjente në Prizren”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Tmerri në Romajë: Ankthi i natës, granatimet, plaçkitjet dhe djegia e shtëpive (Pjesa 2)

 

Asnjë koment

Comments are closed.