Paraburgim prizrenasit për kanosje e mospërfillje të gjykatës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale D.G. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 par. 4 lidhur me para. 1 të KPRK-së dhe veprës penale mospërfillje të gjykatës nga neni 393 para. 1 i KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 13.07.2020, nga ora 21:00, e cila masë do të zgjasë gjer më datën 13.08.2020.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 13.07.2020 në Prizren, saktësisht në shtëpi me dashje seriozisht e kanos me fjalë, vepra apo gjeste se do ti shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit ndaj viktimës së ndjeshme bashkëshortes së tij, pas një mosmarrëveshje paraprake me qenë se e dëmtuara posedon urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit të datës 07.07.2020.

MeGjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale D.G. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje dhe veprës penale mospërfillje të gjykatës.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 13.07.2020 në Prizren, saktësisht në shtëpi me dashje seriozisht e kanos me fjalë, vepra apo gjeste se do ti shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit ndaj viktimës së ndjeshme bashkëshortes së tij, pas një mosmarrëveshje paraprake me qenë se e dëmtuara posedon urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit të datës 07.07.2020.

Me datë kohë dhe vend të njëjtë të përshkruar si në dispozitivin I, i pandehuri nuk i bindet aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 07.07.2020 duke shkelur urdhrin mbrojtës ashtu që i pandehuri përkundër faktit se sipas aktvendimit të lartcekur nuk ka pasur të drejt që të dëmtuarës ti afrohet në afërsi 50 metra nga shtëpia e palës së mbrojtur, i pandehuri edhe pse i njoftuar me aktvendimin e gjykatës, e kanos e ofendon dhe ofrohet ne distancë më afër se 50 metra, ndërron bravën e derës dhe qëndron po në atë shtëpi datë kohë dhe vend të njëjtë të përshkruar si në dispozitivin I, i pandehuri nuk i bindet aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 07.07.2020 duke shkelur urdhrin mbrojtës ashtu që i pandehuri përkundër faktit se sipas aktvendimit të lartcekur nuk ka pasur të drejt që të dëmtuarës ti afrohet në afërsi 50 metra nga shtëpia e palës së mbrojtur, i pandehuri edhe pse i njoftuar me aktvendimin e gjykatës, e kanos e ofendon dhe ofrohet ne distancë më afër se 50 metra, ndërron bravën e derës dhe qëndron po në atë shtëpi.