12-12-2024

Paraburgim prizrenasit për shkak të sulmit në rrugën “Ulqini”

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale V.Gj. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi lehtë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Masa e paraburgimit do t’ju llogaritet prej datës së arrestimit,16.08.2019 nga ora 19:00 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 16.09.2019.
Në arsyetim, thuhet se me 16.08.2019, rreth orës 16:00 në Prizren, rruga “Ulqini”, si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarit M. dhe H. Buzhala dhe rreth vajzës së tyre, me t’i takuar në rrugë, pas një fjalosje me dashje i sulmon me grushte, në kokë, fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit me ç ‘rast të dëmtuarit pësojnë lëndime të lehta trupore.

“Gjithashtu i pandehuri M. B. në kohë dhe vend të njëjtë, e në bashkëveprim me të pandehurit H.B., S.B. dhe të miturin E. B., pas një fjalosje paraprake me të pandehurin V. Gj. dhe të dëmtuarën B. Gj. me dashje përdorin forcën duke i goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, e me këtë rast pësojnë lëndime të lehta trupore, andaj në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në kumtesë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.