Paraburgim prizrenasit për sulm ndaj bashkëshortes
Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale F.A. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor.
Në kumtesën e GJTH-së, thuhet se 15.08.2019, rreth orës 17:00 minuta, në banesën e përbashkët e cila gjendet në rrugën “Dëshmorët e Prekazit”, në Prizren, i pandehuri me dashje përdor forcën ndaj personit tjetër –bashkëshortes së tij me iniciale Sh. T.
“Pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje paraprake ai e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me thikë në vetullën e djathtë. Me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në kumtesë. /GazetaePrizrenit.net