Paraburgim prizrenasit për sulm seksual të 7-vjeçares
Departamenti i Përgjithshëm Penal ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurit me iniciale T.TH., nga Prizreni, për shkak se dyshohet që e ka sulmuar seksualisht një 7-vjeçare.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 24.09.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 24.10.2020.
T.TH fillimisht e ka joshur 7-vjeçaren, duke i thënë të shkojnë te shtëpia e tij kinse për të riparuar biçikletën.
“Pala e pakënaqura ndaj këtij vendimi kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.