23-04-2024

Prizren: Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit, gjejnë telefonin në papuqe

Sot rreth orës ‪13:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit.

Asnjë koment

Comments are closed.