24-11-2024

Paraburgim prizrenasit shkaku i substancave narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë)ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale B.B. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit.net’.

Në kumtesën nga GJTH-së, thuhet se me datën 27.09.2019 rreth orës 12.00, ka poseduar pa autorizim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substancë të dyshuar për narkotik të llojit “marihuan”, në atë mënyrë që pasi haset në lokalin “Porta” që gjendet në lokalin “Ortakoll” në Prizren, tek i njejti gjenden pesë (5) qese me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë, në peshë prej 3.55 gram.

“Në shtëpinë e tij të banimit me po të njëjtën datë gjatë ekzekutimit të urdhër kontrollit gjenden një(1) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik, të llojit marihuan, me peshë prej 5.51 gram, një (1) kavanoz qelqi me substancë të dyshuar për narkotik, të llojit marihuan, me peshë prej 52 gram, si dhe një pako me rizlla me mbishkrimin “OSB SLIM”, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.