Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurve me iniciale B.S., L.SH.,P.T.dhe F.XH. që të gjithë nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Po ashtu ata ngarkohen edhe për veprat penale import, eksport furnizimi, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.
I pandehuri me iniciale B.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale detyrim dhe zjarr vënie, dhe të pandehurit me iniciale B.S dhe L.SH, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale detyrim, dhe të pandehurit me iniciale B.S.,B.K., dhe L.SH. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale detyrim.
Në kumtesën e Gjykatës, thuhet se nga shkresat e lëndës rrjedh dyshim i bazuar se të pandehurit e lartpërmendur kanë kryer veprat penale të cekura si në dispozitiv të këtij aktvendimi, i cili dyshim i bazuar rrjedhë nga provat të cilat janë të mbledhura deri në këtë fazë të procedurës e posaçërisht nga provat materiale, dhe nga urdhëresat për zbatimin e masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit,përgjimi i telekomunikimeve, pranimi i të pandehurve për armët e gjetura, urdhër kontrolli i gjykatës për bastisjen e shtëpive dhe lokacioneve të pandehurve.
Në bazë të këtyre është gjetur një numër i madh i armëve të kalibrave të ndryshëm, fishek të kalibrave te ndryshëm,granata dore,sileciator, dylbi të armës thika me paten, karikator të armës AK 47, automjeti ‘Range Rover’ një telefon,një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuan, në peshë prej 1.35 gr. Një shurdhues i armës,pushkë gjuetie, CD-at nga kamerat e sigurisë rrethe vendit të ngjarjes, ku është vënë flakë veturës, me çka janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit./GazetaePrizrenit.net/