23-11-2024

Paraburgim prizrenasve për lëndim pas përleshjes

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale E.F. dhe E.Z. që të dy nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën 14.06.2019, rreth orës 20:00, në Prizren, në rrugën “Ëiliam Ëoker” , saktësisht para banesave të tyre të përbashkëta, në bashkëveprim, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit me iniciale M.S., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me shqetësimin ndaj fëmijëve të lagjes nga ana e të dëmtuarit dhe në atë moment kur i dëmtuari ka qenë duke ecur në oborrin e ndërtesës i pandehuri  me iniciale E.F. i tha se pse po më shikon shtrembër.

“Në atë moment i pandehuri  E.F. Fillon ta sulmoj fizikisht me grusht të dëmtuarin, po ashtu edhe i pandehuri me iniciale E.Z. e sulmon fizikisht me grusht të dëmtuarin me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të konstatuara në raportin mjekësor”, thuhet në kumtesën e GJTH-së./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.