Paraburgim të dyshuarit nga Bukoshi për tentimvrasje
Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale SH.A. nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Referuar kumtesës nga GJTH, ekziston arsye ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, nga se i pandehurit me iniciale SH.A. në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës saktësisht në ambientin e pishinës “Freskia” pronë e të dëmtuarit me iniciale Z.SH., me dashje e vë në rrezik jetën e tij, në atë mënyrë që me qëllim të privimit nga jeta e të dëmtuarit, me një pistoletë në dorë të kalibrit 9 mm, shkrep dy herë në drejtim të tij të cilin arrin ta plagosë në këmbë, ku më pas i afrohet dhe sërish e godet me një shpuzore në kokë, dëshmitarët arrin t’ia marrin armën nga dora.
Lexo edhe:
Gjykata dhe përmbaruesit ia marrin afro 2.9 milionë euro Komunës së Prizrenit