27-07-2024

Paraburgim të dyshuarit nga Landovica, për dhunë në familje

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga fshati Landovicë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhunë në familje.

Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se i pandehuri me datë 21.07.2019, rreth orës 17:00, në fshatin Landovicë, në shtëpinë familjare me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit –vëllait të tij me iniciale B.M.,

“Ai në gjendje të dehur fillimisht e sulmon verbalisht babin e tij me iniciale K.M. rreth problemeve pronësore më pas e sulmon vëllain e tij pasi që i njëjti tenton ti ndaj për ta mbrojtur babain e tij me atë rast e sulmon me shkop druri me ç ‘rast i shkakton lëndime të dukshme trupore si dhe po të njëjtën ditë pas dhënies  së deklaratës në Stacion Policor pasi shkon në shtëpi e kanos vëllain e tij me fjalë, me ç ‘rast tek ai shkakton frikë dhe ankth”, thuhet në kumtesën e GJTH-së. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.