Paraburgim të miturit që merrej me shitblerje të narkotikëve
“Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 08.02.2019 rreth orës 10:20 minuta, në fshatin Zaplluzh, KK Dragash, i mituri pa autorizim posedon dhe shet substanca psikotrope të dyshuar të llojit marihuanë, të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që pas një kontrolli të shtëpisë së të miturit nga ana e policisë është gjetur në garazhin e shtëpisë, substanca psikotrope e dyshuar si marihuanë, në sasi prej 130.84 gram, e mbështjellë në paketim me mbishkrimin Malësia”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.