23-11-2024

Paraburgim tre sulmuesve të mjekëve në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve V.M., D.M., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 3 lidhur me parag 1 dhe lidhur me nenin. 31 të kodit nr. 06/L-074 i KPRK-së.

Gjyqtarja e procedurës paraprake– Arjeta Gashi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve i’ u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 19.12.2020 deri me datën 18.01.2020.

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve V.M., D.M., dhe E.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprave penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën panele në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron integritetin dhe jetën e njerëzve dhe se në rastin konkret me sjelljet e tyre kundërligjore dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, në institucionin shëndetësor, ku ofrohen shërbime mjekësore, kurse objekti është i çastshëm 24 orë, ekziston rreziku që të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale, kjo nga fakti se dhe kur kihet parasysh fakti se të njëjtit shprehin një agresivitet të lartë me sulm fizik të dhunshëm duke sulmuar personelin mjekësor në vendin e punës dhe po të lihen të pandehurit në liri, të njëjtit do ta përsërisin prapë veprën e njëjte, ose të kryej ndonjë vepër tjetër edhe më të rëndë, andaj kjo është bazë e mjaftueshme për gjykatën që ndaj tyre të caktoj masën e paraburgimit nga kjo bazë ligjore.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Asnjë koment

Comments are closed.