24-04-2024

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e 20 vjeçarit nga Rahoveci

Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Arlind Berishës nga komuna e Rahovecit.

20 vjeçari nga fshati Brestovc e komunës së Rahovecit është duke u kërkuar për grabitje dhe mashtrimi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e Arlind Imer Berisha i lindur me 01.12.2000 , fsh.Brestovc – komuna e Rahovecit. Arlindi është i kërkuar për tri vepra penale : Grabitje dhe mashtrim. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës qe kushdo qe ka informacion për vendndodhjen e personit te dyshuar ne foton e bashkangjitur , te lajmëroj policin e Kosovës ,apo ne stacionin me te afërm policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.