23-11-2024

Paraburgimit tiranasit që provoi të futet në Vërmicë përmes ryshfetit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale J.M. nga Tirana, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënia e ryshfetit.

 

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën 05.06.2018, rreth orës 8:00, në pikën kufitare të Vërmicës, Shqipëri-Kosovë, i pandehuri në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar përfitim pasuror në mënyrë që i njëjti të veproj ose të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

 

“Gjatë kalimit të pikës doganore duke drejtuar automjetin e tipit “FordTranzit” në brendësin e të cilit ka pasur edhe tre pasagjerë në momentin kur zyrtarit policor ia ka dorëzuar dokumentet personale të udhëtarëve dhe dokumentet e automjetit, në librezën e qarkullimit të automjetit i ka futur 10,00 (dhjetë) euro dhe ka kërkuar nga zyrtari policor  që ta lejoj hyrjen e tij në Kosovë pa e regjistruar ngase nuk ka poseduar dokument valid të udhëtimit dhe ka pasur ndalesë që 5 vite mos të hyjë në Kosovë”, thuhet në lëndën ndaj të akuzuarit./gazetaeprizrenit/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.