20-04-2024

Paraburgoset personi që deshi ta mbys me veturë një tjetër në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale SH.G. nga fshati Billush, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Masa e paraburgimit prej një muaji, të pandehurit do t’i llogaritet prej kohës së arrestimit datë 27.07.2018 nga ora 18:30 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 26.08.2018.

Sipas Gjykatës, Sh.G. me datën 01.07.2018 rreth orës 12:10 minuta, në Prizren, tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, këtu të dëmtuarin me iniciale L.N., dhe në atë rast me dashje vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë.

“… derisa i dëmtuari me iniciale L.N. ka qenë në motoçikletë me shokun e tij me iniciale M.E. (ky i fundit si pasagjer), ndërsa vëllai i tij me iniciale M.N. në motoçikletë me T.L. (ky i fundit si pasagjer), duke shkuar në drejtim të pishinës “Gold Pol”, me ç’rast me të arritur te udhëkryqi paraqitet këtu i pandehuri, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin e markës VW ”Vento” i cili me të vërejtur të dëmtuarin me iniciale L.N., kalon në shiritin e tyre, dhe niset me vrull në drejtim të tyre dhe godet motoçikletën të cilën e drejtonte L.N.. Pastaj motoçikleta e të dëmtuarit godet motoçikletën e të dëmtuarit me iniciale M.N., me ç’rast M.E. dhe T.L. arrijnë të kërcejnë nga motoçikleta, derisa i dëmtuari L.N. dhe M.N. rrëzohen në tokë. I pandehuri, në këto momente, sërish me veturën e tij të lëvizë mbrapa me qëllim ta shkelë të dëmtuarin L.N. dhe arrin ta futë nën veturë dhe pastaj largohet nga vendi i ngjarjes, për të qenë në arrati nga data kritike deri me datën 27.07.2018”, thekson Gjykata Themelore e Prizrenit./koha.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.