23-11-2024

Paradoks apo demagogji e Shaqir Totajt?!

Pas braktisjes së koalicionit nga AAK, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,  derisa sa folur për shkëputjen nga koalicioni qeverisës të AAK-së, sot në një konferencë shtypi ka thënë se pozita e drejtoreshës së Shëndetësisë, Burbuqe Krasniqi  ka qenë edhe në një formë konflikt interesi, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas Totajt, kjo pasi ajo është motra e kryetarit të degës së AAK në Prizren, Besnik Krasniqit.

Në fakt, duket se shkarkimi i kësaj drejtoreshe nga Kryetari, ishte mollë sherri për prishjen e partneritetit qeverisës nga AAK.

Paradoks në këtë rast ishte deklarimi i Totaj pas dy vitesh, të emërimit të Krasniqit, të cilës përkundër se ishte e një profesioni krejt tjerë ( arsimtare ) ia besoi njërin nga sektorët më të rëndësishëm komunal, siç është shëndetësia primare, që siç ka shkruar ditë më parë “Gazeta e Prizrenit” edhe ashtu “lëngon” nga probleme të shumta.

Nuk është çudi që nesër, pasnesër, në muajin shkurt … të dëgjojmë paradokse të tjera nga Totaj.

Në këtë rast shtrohet pyetja, nëse kryetari ka nisur t’i shoh gjërat pas dy vitesh, apo ka llogari të tjera? / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Krasniqi i AAK-së: Komunikimi me Shaqir Totajn ka qenë i vrazhdë

 

Asnjë koment

Comments are closed.