24-11-2024

Paradoks: Lagja më e pastër në Prizren, më e “ndotura” gjuhësisht

Institucionet e Prizrenit duket se nuk po tregohen këmbëngulëse për respektimin e normës së shkruar të gjuhës shqipe, në mbishkrimet publike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Një gjë e tillë është vërejtur edhe në tabelën, e cila ditë më parë,  gjatë manifestimit për “Ditën Botërore të Mjedisit”, iu nda lagjes më të pastër të qytetit, në të cilën është shkruar gabim emri  “Lagjeja më e pastër” në vend të “Lagjja …”

Për më keq, kjo është hera e dytë kur gabimi përsëritet. Kjo ka ndodhur edhe vitin e kaluar, që shihet edhe në foto. Ky shkrim ka për qëllim të ndikojë te organet përkatëse që ta ndërpresin një praktikë të tillë.

Prizreni tashmë ndodhet në fazën e vendosjes së adresave, andaj duhet të ketë kujdes rreth drejtshkrimit të emrave të rrugëve e shesheve. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.