25-04-2024

Sot me diell, por çfarë moti parashihet javën që vjen?

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit fundjava parashihet të jetë me mot të nxehtë dhe diell.

Javën e ardhshme priten reshje lokale shiu dhe rënie e theksuar e temperaturave për 5 C deri në 10 C.

E diel – Nxehtë, kryesisht me diell.
8.07 – 9.07 – Të hënën jo shumë nxehtë. Pjesërisht vranët, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e martë, vranësira dhe intervale me diell. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.

10.07 – Më freskët, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe shi, e vende-vende edhe bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare, ndërsa nga java e ardhshme pritet të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të luhaten nga 14 C deri në 17 C, ndërsa maksimalet në fundjavë do të shënojnë rritje deri në 34C, e më pas pritet të zbresin edhe deri në 24C.

Shtypja atmosferike në fundjavë gradualisht do të zbres edhe nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje. / GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.