01-05-2024

Paralajmërimi, mesazhi që morën qytetarët boshnjakë pak para tërmetit

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 i shkallës Rihter goditi mbrëmë pak para mesnate Bosnjën, ndërsa shënoi edhe një viktimë. Ndërkohë, një minutë para se të fillonin dridhjet e forta të tokës qytetarët boshnjakë morën një mesazh për atë që do të ndodhte.

Për çfarë bëhet fjalë? Mediat boshnjake raportojnë për një sistem “ShakeAlert” i cili ka kohë që përdoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Android ka filluar të dërgojë paralajmërime për tërmete në Evropë.

Sistemi “ShakeAlert” është zhvilluar nga sizmologët amerikanë në Kaliforni. Aty ku është zhvilluar ky sistem, janë instaluar një sërë sizmometrash, të cilët e bëjnë më të lehtë zbulimin e tërmeteve. /abcnews.al /Gazeta e Prizren

 

Asnjë koment

Comments are closed.