Paralajmërohet rikthimi i orës policore
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me drejtorin e departamentit të sallave të dasmave, Driton Hoti u ftua në një takim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi rreth masave të reja që së shpejti priten të hynë në fuqi dhe të njëjtat do vlejnë deri më 13 shtator, njofton Klankosova.tv.
Këto janë disa nga masat që do të mirren:
• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.
”Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti’, thuhet në njoftimin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit