08-05-2024

Paralajmërohet sekuestrimi i vilave edhe në zonën e III-të të Parkut Kombëtar “Sharri” (Video)

Aksioni i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë për sekuestrimin e objekteve të ndërtimit në Brezovicë –  Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”, po vazhdon edhe në këto çaste.

Aty tani ka arritur edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku i cili deklaroi se për shkak të motit të ligë dje, ka qenë i pamundur sekuestrimi i të gjitha objekteve.

“Sot po vazhdojmë me aksionin për sekuestrimin e objekteve që gjenden në zonën e dytë të parkut Sharri pasi që dje për shkak të motit nuk kemi mundur ti sekuestrojmë të gjitha. Pasi të përfundojmë me zonën e dytë, është një procedurë, kërkesa për gjykatë dhe do të vazhdojmë edhe me zonën e tretë pasi t’i sigurojmë informacionet e duhura që vijnë nga inspektorati qendror nga ministria kompetente për kushtet e ndërtimit”, ka thënë Maloku. Ai bërë të ditur se sot pritet të sekuestrohen rreth 30 vikend-shtëpiza./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.