Paralajmërohet vendosja e kamerave edhe në uniforma të policëve
Pas rasteve të fundit të publikuara, ku shfaqej dhunë ndaj qytetarëve brenda e jashtë stacioneve policore është paralajmëruar se nëpër të gjitha stacionet policore në Kosovë, madje edhe në unformat e e policëve do të vendosen kamera.
Kjo u bë e ditur gjatë një vizite të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës.
Nga aty u tha se Policia e Kosovës do të mbesë e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore karshi qytetarëve, ku nuk do të tolerohen sjelljet jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore.
Pikërisht gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, tre zyrtarë policorë u arrestuan për shkak të keqtrajtimit të një qytetari.