Ylli “prek” finalen, mposht thellë Rahovecin

Ylli ka arritur të triumfojë në gjysmëfinalen e Final 8 ndaj Rahovecit duke e mposhtur me rezultat 66:87.

Ekipi suharekas tregoi forcën e tyre qysh në çerekun e parë, duke e mbajtur epërsinë e lartë edhe në çerekët e tjerë, shkruan Gazeta Express.

Çereku i parë u mbyll 12:21 për Yllin, kurse në fund të pjesës së parë rezultati ishte 33:39.

Kur të gjithë menduan se Rahoveci do të vazhdonte me formë më të mirë në dy çerekët vijues, ndodhi krejt e kundërta.

Ylli e rriti epërsinë në çerekun e tretë duke e mbyllur atë me epërsi prej 18 pikëve, 40:58.

Çereku i fundi ishte vetëm sa për sy e faqe. Rahoveci u duk i dorëzuar, kurse Ylli e rriti edhe më tej epërsinë. Në fund, Ylli 87, Rahoveci 66.

Në finalen që luhet të dielën, Ylli e pret fituesin e duelit Ponte Prizreni – Prishtina. /Gazeta Express/