12-07-2024

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.
Gjatë patrullimit të perimetrit të brendshëm dhe të të gjitha zonave përreth, në zonën 01, është hasur në gjëra të dyshimta.

Pas kontrollimit të tyre, është vërejtur një qese (çorape) e mbyllur, ku brenda saj ishte një telefon dhe një substancë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin, është themeluar Komision Hetimor i brendshëm, ndërsa është njoftuar edhe Policia.

Asnjë koment

Comments are closed.