23-11-2024

Parandalohet kontrabanda me bizhuteri të argjendit

Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit, Njesitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të Planit Operativ për luftimin e Kontrabandës kanë ushtruar kontrolle tek veturat.

Operacioni ka rezultuar në kapjen e mallit të paligjshëm, në të cilin përfshihet një sasi e konsiderueshme e bizhuterive të argjendit me një peshë prej 3.6 kilogramë dhe një vlerë rreth 5000.00 Euro.

Mallin e gjetur në automjetin e udhëtarëve, të dyshuar për kontrabandë, është gjetur gjatë një kontrolli të hollësishëm në hyrje të Republikës së Kosovës. Procedura kundërvajtës ka filluar si dhe mallrat janë konfiskuar.

Dogana e Kosovës dëshiron të theksojë se do të vazhdojë të kujdeset për zbatimin e rregullave dhe ligjeve të qarkullimit të mallrave në kufijtë e saj dhe do të ndërmarrë hapa të për të parandaluar dhe ndëshkuar kontrabandën.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi./FO

 

Asnjë koment

Comments are closed.