09-05-2024

Parandalohet kontrabanda në aeroportin “Adem Jashari”, ndalohet futja e 11 kilogram argjendit

Në pikë kalimin kufitar të Aeroporti, oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendit.

Njësitet Anti-kontrabande kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje.

Pasi që pala ka hyr në kanalin e gjelbër është selektuar për skanim të valigjes dhe kontrolle, në njërën  nga valigjet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara.

Gjithsej stoli argjendi 11.2 kg  (unaza, vath, qafore, hallka dore, zingjire dore dhe qafe etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtëse.

 

Asnjë koment

Comments are closed.