Parandalohet kontrabanda në Burgun e Dubravës
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë në QK në Dubravë, zyrtarët korrektues theksohet se kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë.

“Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë…”, thuhet në njoftimin e tyre.
Lidhur me këtë çështje është njoftuar Policia e Kosovës për trajtimin më tutje.


