24-07-2026

Ekskluzive: Intervistohet nga Policia Bushi i Prizrenit, deklarohet për pretendimet publike rreth kri*meve të luftës

PRIZREN – Shahin Bush është paraqitur sot në Stacionin Policor në Prizren dhe aktualisht po intervistohet nga autoritetet kompetente, mëson Gazeta e Prizrenit nga burime zyrtare të Policisë.

Sipas të njëjtave burime, Bush është paraqitur vullnetarisht rreth orës 14:00.

“Është paraqitur vetë dhe po intervistohet. Megjithatë, rasti është në kompetencë të Prokurorisë Speciale,” ka thënë një burim i besueshëm zyrtar i Policisë për Gazetën e Prizrenit.

Sipas informacioneve të Gazetës së Prizrenit, ai ka deklaruar para hetuesve se pretendimet e ngritura publikisht nuk kanë të bëjnë me të.

Zhvillimi vjen një ditë pasi arkivisti i luftës, Esat Shala, në një emision në Klan Kosova, ngriti pretendime se një person i komunitetit turk me mbiemrin Bush, sipas tij, kishte qenë pjesë e grupeve paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë, përfshirë edhe Krushën e Vogël.

 

Në emision, Shala publikoi edhe pamje video dhe deklaroi se personi i përmendur, për të cilin pretendoi se ka familjarë në pushtet, vazhdon të lëvizë i lirë.

Gazeta e Prizrenit thekson se pretendimet e bëra publikisht nga Esat Shala nuk janë konfirmuar nga organet e drejtësisë dhe se intervistimi i një personi nuk nënkupton fajësi apo ngritje të akuzës. Hetimet dhe çdo veprim i mëtejshëm janë në kompetencë të institucioneve përkatëse.

Emisioni në KK

Asnjë koment

Comments are closed.