Parashikimi i motit
Fusha të presionit të ulët që kanë depërtuar mbi Itali, ditëve të fundjavës do të përfshijnë edhe rajonin tonë. Të shtunën vranësirat gradualisht do të shtohen, e vonë në mbrëmje dhe gjatë natës priten reshje të dobëta shiu.
Ditën e diel kalimi i një fronti të ftohtë sjell rënie të lehtë të temperaturave, si dhe reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullimë.
Sipas Prishtina Weather ditën e shtunë në mëngjes në vise të ulëta do të ketë mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën vranësirat do të shtohen, e vonë në mbrëmje dhe përgjatë natës priten reshje të dobëta shiu.
Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 21C, e në vise malore 7C deri 18C. Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 3.
Ndërkohë të dielën herët në mëngjes vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu.
Ditën vranësira dhe diell, e priten edhe reshje lokale shiu me mundësi edhe për ndonjë bubullimë.
Temperaturat në rënie të lehtë, në vise të ulëta 8C deri 17C, e në vise malore 6C deri 11C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 2.